zoom

Aktualitet

I dogji lokalin Noizyt dhe makinën Kozakut, ekstradohet nga Dubai reperi Cllevio

I dogji lokalin Noizyt dhe makinën Kozakut, ekstradohet nga Dubai reperi Cllevio

Ekstradohet ditën e sotme nga Dubai personazhi i “TikTok”, Cllevio.

Kleviol Ahmeti është ndaluar rreth 3 muaj më parë Emiratet e Bashkuara Arabe.

37-vjeçari akuzohet se u kap me drogë, ndërsa kujtojmë se ka pasur disa herë përplasje me personazhe të njohura të rrjeteve sociale.

Dy vite më parë u akuzua se i dogji makinën tip “GLE Benz” personazhit të ‘Tik-Tok’-ut, Kozak Braçi.

Gjithashtu në 6 gusht të 2023-it, një ngjarje ngjashme i ndodhi edhe reperit të njohur Noizy, të cilit iu dogj makina dhe në pranga ra Siar Konti, i cili dëshmoi se për të kryer krimin, ishte paguar me 6 mijë euro nga Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio”.

Postime të lidhura