Aplikacion
Një video e publikuar në rrjetet sociale ka sjellë përplasje mes deputetit socialist Taulant Balla dhe tiktokerit Kozak Braçi.
Balla ndau në profilin e tij një video ku Kozaku shihet duke hedhur një kanaçe në det nga një jaht, ndërsa paralajmëroi se një veprim i tillë ndëshkohet me gjobë prej 200 mijë lekësh për ndotje të mjedisit.
“O djali, nuk bëhesh i fortë duke hedhur mbeturina në det”, shkroi Balla krahas pamjeve të publikuara.
Pas reagimit të deputetit, Kozak Braçi ka kundërshtuar deklaratat duke sqaruar se video nuk është realizuar në Shqipëri, por në ishullin grek të Mykonos, rreth dy vite më parë.
Sipas tij, kanaçja është hedhur vetëm për efekt të videos dhe më pas është marrë menjëherë nga shoku që ndodhej me të në jaht. Braçi shtoi gjithashtu se personi që e shoqëronte kishte paguar një gjobë në Greqi për incidentin.
“Megalluksa ç’a bëtë, si ia kaluat? Tani do i bëj thirrje ministrit, kam qenë në Muykonos me një shokun tim duke bërë një vlog. Kam qenë në mes të Mykonosit para dy vitesh e ca, e ke dhe me datë kur është postruar videon sa e kam hedhur kanaçen e ka marrë ai shoku im direkt prapa. Madje ky shoku im në Greqi ka paguar gjobë për të. Video nuk është bërë në Shqipëri, mund ta testosh këtë se duken jahtet e vendit”, u përgjigj ai./ Zoom.al