zoom

Aktualitet

“Motra e Kleviolit telefonoi Laertin pasi i rrahën vëllain”, Tafani rrëfen si vendosi tritolin në lokalin e Noizy-t

“Motra e Kleviolit telefonoi Laertin pasi i rrahën vëllain”, Tafani rrëfen si vendosi tritolin në lokalin e Noizy-t

Artan Tafani, i penduar i drejtësisë në gjyqin për grupin kriminal të Laert Haxhiut ka rrëfyer si u sulmua lokali i reperit Noizy, Rigels Rajku me tritol.

Sipas Tafanit, Laert Haxhiu urdhëroi sulmi pas një sherri fizik midis Noizyt dhe reperit tjetër Cllevio, Kleviol Ahmeti, mik i ngushtë i Haxhiut.

I penduar i drejtësisë thotë se Haxhiun e telefonuan motra dhe mamaja e Kleviolit dhe ai u vu në “sedër”.

“Kleviol Ahmetaj me Noizyn janë zënë, janë ofenduar nëpër TikTok. Pastaj ka shkuar në Durrës Klevioli. Laerti i ndiqte në TikTok, e kishte shok Kleviolin. Po diskutonim dhe po thoshte Laerti t’i bënin diçka Noizyt se ka rrahur Kleviolin, t’i vendosnim tritol.

Atë natë mori e ëma Laertin, dhe po e pyeste që pse e goditën Kleviolin. E vunë në sedër, motra dhe e ëma.

Kaloi pak dhe tha, çohuni, vendosini tritol. E bëmë gati. Kishim tritol te shtëpia. E merrnim në Tepelenë. U çuam e bëmë gati, disa 100 gramshe. E izoluam me ngjitës, e bëra unë.

Kishim benzin e zi që e kishim marrë te Palma Nova. Vendosëm targat e një benzi te makina ime. E dinte Lulzim Spahia ku do shkonim. Ai tha ta hidhnim në lokal, në katin e dytë ishin xhamat hapur me karriget aty në shesh, brenda.

Parkova në dalje makinën. Lulzimi ndezi makinën. Nuk po gjeja shkallët. U ktheva prapë te makina, i thashë nuk po gjej shkallët. Lulzimi foli me Laertin. I thashë unë ta vendosnim te dyqani poshtë. E vendosim te dyqani i rrobave thamë. E vendosa, ndeza fitilin dhe ika. E dëgjuam që shpërtheu në ecje. Erdhëm në Astir. Parkuam makinën”, rrëfeu ai në GJKKO.

Postime të lidhura