Aplikacion
Reperi Kleviol Ahmeti paraqitet sërish në Gjykatën e Posaçme për procesin ndaj Laert Haxhiut.
Ahmeti do të dëshmojë lidhur me përplasjen me këngtarin Rigels Rajku (Noizy) për tritolin që i është vendosur në biznesin e tij në Durrës në qershor 2022.
Sipas dëshmisë të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, Laert Haxhiu vendosi të sulmojë Noizy-n, pasi ky i fundit kishte bërë sherr me Ahmetin, edhe duke e goditur.
Noizy e cilësoi Cllevion fans të fiksuar pas tij, vetëm për vëmendje. SPAK akuzon grupin e Laert Haxhiut për tritolin në lokalin e Noizyt, i futur nga Kleviol Ahmeti dhe familjarët e tij.
Noizy tha se para tritolit nuk e njihte Laert Haxhiun.
Cllevio ka deklaruar se nuk kishte dijeni për shpërthimin në lokalin e reperit dhe se për sherrin me Noizyn nuk e ka kërkuar asnjëherë ndihmën e Laert Haxhiut. Ai ka pranuar miqësinë me këtë të fundit.
Laert Haxhiu po gjykohet më vete, për një sërë ngjarjesh kriminale, vrasje, gjobëvënie, vendosje tritoli, pasi u arrestua në Greqi, kur pjesa tjetër e grupit, kishte nisur procesin gjyqësor.