zoom

Slider

Pas denoncimit nga Noizy, Cllevio i “rikthehet avazit”. Kërcënon përsëri nga TikTok

Pas tërheqjes së padisë nga ana e Noizyt, me emrin e vërtetë, Rigels Rajku, Gjykata e Durrësit sot (20 prill) caktoi arrest shtëpie për Kleviol Ahmetaj, që duket se nuk ka ndryshuar asgjë.

Klevioli, i njohur me emrin e artit Clevio Serbiano, sapo la qelinë i është kthyer zakonit të tij, duke u futur “live” në TikTok. Në këtë dalje të tij pas arrestimit ai ka folur në lidhje me situatën ku nuk i ka kursyer edhe “shakatë” në lidhje me reperin

“E pranoj që e kam thënë qe do e vras me kallash, po e kam thënë sepse kjo është Shqipëria edhe ndodhin këto gjëra. Unë i kam propozuar gjithmonë i kam thënë hajde bëhemi shokë. Ai më ka thënë jo se po tëkapa. Kjo e jona është dashuri dhe urrejtje. Se po të mos jesh ti (Noizy) nuk kam me kë të merrem, por edhe po të jesh ti më vjen inat pse je. Nuk e di çfarë i thotë ajo kokë e madhe, kokë qen sharri. Bën si i keq, por nuk e ka zemrën e keqe. E ka zemrën si lepurush i vogël. Trembet dhe e kap ankthi. Ore bello nuk do të luaj më. Ta keni të sigurt, unë shokë me atë nuk bëhem. Nuk jam ai tjetri (Stresi).”

Kujtojmë që Noizy më 13 prill paraqiti një padi për arrestimin e Klevios pasi sipas tij i shkaktonte ankth dhe frikë me kërcënimet e tij në TikTok.

Mirëpo shumë ndjekës iu vunë kundër reperit për faktin që e kishte denoncuar Cllevio-n, ndërsa vendimi i Noizy-t për t’u tërhequr duket se i qetësoi ujërat.