zoom

Slider

Daku, personazhi që impresionit shqiptarët! Jo vetëm me golin, por edhe me tatuazhin e tij unik

Daku, personazhi që impresionit shqiptarët! Jo vetëm me golin, por edhe me tatuazhin e tij unik

Mirlind Daku padiskutim është njeriu i momentit në Shqipëri.

Fillimisht e kritikuan për rastin e humbur në Çeki, por gabimin e shpagoi kundër Polonisë duke impresionuar të madh e të vogël për golin që i dha goditjen e nokautit kundërshtarit.

Daku është futbollisti që ngjiti menjëherë në kombëtare, jo vetëm për paraqitjen e tij në fushë…

Intervista e tij e parë, fjalët e zgjedhur, lotët, dedikimi i golit dhe mbi të gjitha edhe mbiemri.

Pa e kuptuar Daku duket sikur është dikush që e njohim mirë, ndoshta edhe prej mbiemrit të tij, pasi shpesh në zhargon përdorimin “daku ça bone”.

Dhe fiks kjo shprehje të vjen në mendje kur sheh golin e tij, e paimagjinueshme, një kënd gati i pamundur për të shënuar, por Daku shënoi dhe çoi në stratosfer zemrat e çdo shqiptari.

Dashuria e tij për ngjyrat e flamurit është aq e madhe sa ai nuk i mbajti dot emocionet dhe festoi si i çmendur duke hequr fanellën.

Menjëherë fotoreporterët fotografun momentin, por ajo që tërhoqi më tepër vëmendje ishte tatuazhi në shpinë, ku shihej guri i kufirit Kosovë-Shqipëri dhe emri i komandantit Agim Ramadanit – Katana.

“Emocione jashtëzakonisht të mëdha. Nuk e di si ta përshkruaj këtë moment. Këtë gol ia dedikoj familjes time dhe gjithë dëshmorëve që kanë dhënë jetën për luftën në Kosovë”, tha Duka pas ndeshjes.

Daku ka lindur në Gjilani ashtu si edhe Katana, një nga heronjtë e mëdhenj kombëtar të luftës së Kosovës.

“Katana” ka qenë pseudonimi i një prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani. Ramadani ka qenë edhe komandant i zonës së Kosharës.

Më 1 Prill 1999, “Katana” ra dëshmor gjatë një luftimi ballë për ballë me forcat serbe. Ai mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares e cila u zhvillua në Prill të vitit 1999.

Beteja e Koshares njihet edhe si beteja ku u thye kufiri. Në shenjë simbolike, Ushtarët e UÇK-së rrëzuan gurin e kufirit që ndante Kosovën me Shqipërinë. Prandaj edhe në tatuazhin e Dakut është pikturuar edhe një këmbë me një piramidë të rrëzuar të kufirit.

Në këtë betejë, ushtria jugosllave e humbi kontrollin e kufirit Kosovë-Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke i detyruar ushtarët serbë të largohen nga kufiri dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë.

Ramadani ishte komandant i “Brigadës 138” deri në ditën e rënies së tij. Pas përfundimit të luftës ai u shpall Hero i Kosovës. /zoom.al/