zoom

Slider

Daku çmend edhe serbët, kërkojnë llogari në UEFA për tatuazhin e sulmuesit

Daku çmend edhe serbët, kërkojnë llogari në UEFA për tatuazhin e sulmuesit

Mirlind Daku ishte protagonist i kombëtares shqiptare duke e shënuar golin e qetësisë ndaj Polonisë, pak çaste pasi hyri në fushën e blertë.

Sulmuesi kosovar festoi duke e hequr fanellën, ndërsa në shpinën e tij u pa tatuazhi “Katana 138”, kushtuar komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani – Katana, i rënë në Betejën e Koshares, i shpallur më pas hero kombëtar.

Tatuazhi i Dakut ka tërbuar serbët dhe mediat e shtetit fqinj që kanë raportuar se UEFA duhet ta dënoj Dakun.

Gjithsesi këto do të mbesin vetëm pretendime të tyre pasi shtëpia më e madhe e futbollit evropian nuk mund ta dënojë sulmuesin shqiptar.

Gazeta serbe ‘Blic.rs‘ ka shkruar se Daku pas golit zbuloi tatuazhin e komandantit Agim Ramadani që sipas tyre ka udhëhequr brigadën famëkeqe dhe terroriste të UÇK-së, por ata po harrojnë se terroristë dhe famëkeqe ka qenë vetëm ushtria e kriminelit Slobodan Milosevic që ka bërë krime në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

Gjithmonë mediat serbe kërkojnë të shfrytëzojnë këto raste për tu shfaqur si të prekur, por në fakt thjesht bëhen qesharak.

Ndërkohë vetë Daku u shpreh: “Golin ua dedikoj të gjitha viktimave në Kosovë që dhanë gjithçka për atdheun e tyre, që sot të luajmë këtu dhe të bashkojmë të gjitha trevat shqiptare”. /zoom.al/