zoom

Të gjitha

Curri përplaset “live” me këshilltarin e Pacollit: Më kërcënove, je më keq se Naimi!

Curri përplaset “live” me këshilltarin e Pacollit: Më kërcënove, je më keq se Naimi!

Debat dhe akuza të forta mes analistit Arjan Curri dhe këshilltarit të Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Gjatë një diskutimi në studion e “Top Story”, Curri akuzoi këshilltarin e Pacollit se e ka kërcënuar me mesazhe në telefon, pas deklaratave të tij se Naim Murseli mund ta ketë vrarë Liridona Ademajn për shkak se kjo e fundit mund të kishte zbuluar marrëdhënien e tij homoseksuale.

Por këshilltari i Pacollit e akuzoi se i ka bërë ato akuza për t’i shërbyer dikujt tjetër.

Debati mes tyre:

Arjan Curri: Unë kam marrë një mesazh kërcënues nga Jetliri. Po të doni jua jap detajet.

Jetlir Zyberaj: Edhe këtu po shpif, sepse nuk ka qenë një mesazh kërcënimi.

Arjan Curri: Mesazhi është i një niveli rrugaçëror.

Jetlir Zyberaj: Nëse ti më flet mua mesazh rrugaçëror pas një prezantimi jo prej rrugaçi por e një mercenari, që e ke pasur në këtë emision. Që të paguhet për shërbime të dikujt tjetër. Unë po flas me fakte. Në interes të dikujt ka shpikur e tani po e përdor dhe ta them edhe pas emisionit emrin e asaj që po them unë.

Arjan Curri: Jo pas emisionit, tani. Thuaje këtu.

Jetlir Zyberaj: Pse them që ti e ke bërë për llogari të dikujt tjetër i bën ato. Lancimin e asaj piste ti e ke bërë pas arrestimit, kur prokuroria ende nuk kishte marrë dëshmitë. Ti dhe një lajm duke iu referuar Prokurorisë së Kosovës, gjë e cila është shpifje.

Arjan Curri: Bëni kallëzim.

Jetlir Zyberaj: E ke marrë besoj paralajmërimin për kallëzim. Pse e them ky i referohet burimeve nga Prokuroria e Kosovës, nga miq gazetarë.

Arjan Curri: Ky është nivel ordiner. Ti je më keq nga Naimi.

Jetlir Zyberaj: Ordiner është ajo që ke bërë ti këtu.

Arjan Curri: Je zëvëndësuesi më i mirë i Naim Murselit.

Postime të lidhura