zoom

Të gjitha

“Çne Klea me ty…”?!/ Pyetja me “spec” që vuri në siklet Elgit Dodën

“Çne Klea me ty…”?!/ Pyetja me “spec” që vuri në siklet Elgit Dodën

Këngëtari Elgit Doda ka qenë së fundmi i ftuar në programin “Në kurthin e Piter Panit”. Ai ndër të tjera foli për jetën e tij personale dhe profesionale.

Mirëpo, ai iu përgjigj edhe pyetjeve me spec nga fëmijët e emisionit. Disa nga pyetjet ishin: “Çne Klea me ty?”, “Si të zgjodhi Klea ty?” etj.

“Në fakt ke bërë një pyetje shumë me vend, sepse të ishte se do të më zgjidhte ajo, nuk do të më zgjidhte, por e zgjodha unë. E mora”, tha ai ndër të tjera.

“Pse nuk të zgjodhi ajo ty”?

“Sepse na takon ne meshkujve, është më xhentile që ta zgjedhim ne femrën dhe t’ia mbushim mendjen që jemi të mirë”. Jo vetëm kaq por ai foli edhe për propozimin që i bëri Kleas.

“Nuk e kisha bërë më herët edhe e bëra në momentin e duhur, në ditëlindjen e Kridit. E kisha harruar tek xhepi i pantallonave të tjera prandaj e bëra kaq vonë. Edhe ne të mëdhenjtë bëjmë ndonjëherë gabim, por më mirë vonë sesa kurrë. Unë e bëra në ditëlindjen e Kridit me unazën që ajo e ka aq shumë qejf. Unë jam pak harrak, i harroj gjërat.”- theksoi ai./L.K

/Zoom.al