Aplikacion
Sendet personale që dikur i përkisnin aktores ikonike komike Betty White, duke përfshirë një orë ari nga nëna e saj, do të dalin në ankand në shtator.

Çmimet, pikturat, skenarët, bizhuteritë dhe veshjet e mbajtura në tapetin e kuq nga shtëpitë e aktores së “The Golden Girls” u ekspozuan në “Julien’s Auctions” në Beverly Hills.

White vdiq në moshën 99-vjeçare më 31 dhjetor. “Ky është një ankand që përfaqëson një jetë dhe karrierë të pabesueshme. Është një ankand i stilit të jetesës”, tha Martin Nolan, drejtori ekzekutiv i Julien’s Auctions.
Të gjitha këto sende erdhën nga shtëpia e saj në Brentwood ose rezidenca e saj në Carmel në Kaliforninë veriore, ku ajo jetonte me burrin e saj Allen Ludden.

Artikulli më personal, sipas Nolan, është një orë ari 14 karatësh që iu dhurua Betty-t më 25 dhjetor 1940 me inicialet TCW, e cila, natyrisht, është Tess White, nëna e Betty-t”. Nolan vlerëson të gjithë koleksionin nga 1 deri në 2 milionë dollarë. Ankandi do të mbahet nga 23-25 shtator në Beverly Hills. /L.K
/Zoom.al