Aplikacion
Aktori i preferuar turk, Kivanç Tatlitug së shpejti do të bëhet baba. Bashkëshortja e tij, Basak Dizer ka publikuar më herët në llogarinë e saj të Instagram-it një foto, ku shfaqej në një vend me dëborë dhe në sy binte barku i rrumbullakosur.
Çifti po e pret me padurim ardhjen në jetë të gëzimit të tyre të parë, por ndërkohë janë treguar edhe të rezervuar në media duke e shijuar në privatësi këtë periudhë.
Mediat turke bëjnë me dije se Kivanç e ka zgjedhur emrin e djalit dhe do të jetë emri që ai ka mbajtur në një prej roleve të tij të famshme.

Ata kanë vendosur ta quajnë djalin Kurt Efe. Këtë emër Tatlitug e mbante në serialin e famshmëm “Kurt Sejit dhe Sura”, i transmetuar në Shqipëri vite më parë.
Aktori dhe bashkëshortja e tij kanë treguar se kanë zgjedhur këtë emër pasi janë njohur gjatë xhirimeve të këtij seriali.
“Është një ndjenjë shumë e bukur, ne jemi shumë të lumtur. Zoti ua dhëntë të gjithëve atë që duan. Edhe ne jemi të rinj në këtë proces. Le të jetë i shëndetshëm fillimisht, le vijë shëndoshë. Nuk e kemi menduar ende emrin”, kishte thënë aktori. Ata u martuan në një ceremoni të thjeshtë në Paris, 5 vite më parë./L.K
/Zoom.al