zoom

Slider

Bushi: Pajaziti është Demollari i ri, Shqipëria kalon edhe fazën e grupeve në Europian

Bushi: Pajaziti është Demollari i ri, Shqipëria kalon edhe fazën e grupeve në Europian

Alban Bushi analizoi për SuperSport fitoren 3-2 të Shqipërisë U21 ndaj Rumanisë U21. Kuqezinjtë përmbysën disavantazhin e dyfishtë dhe tashmë kryesojnë grupin E me 6 pikë të plota.

“Në pjesën e parë na kishin studiuar shumë mirë. Ata na kishin parë, nuk po shkonim dot nga krahët. Ata janë një ekip fizik. Për çudi, në pjesën e dytë vajti gjithçka mirë me futjen e disa lojtarëve. Ne jemi grup, punojmë si skuadër. Treguam shumë karakter, sakrifikuam për njëri-tjetrin. Ua thashë edhe djemve, mund të mposhtim Gjermaninë dhe ekipet e mëdha nëse luajmë të motivuar dhe të bashkuar. Pajaziti është lojtar shumë i rëndësishëm për ne. E kam thënë, i ngjason Sulejman Demollarit. Doktori i tha të dilte pas minutës së 60’, pasi mund të pësonte këputje muskuli. Por ai qëndroi dhe shënoi. I falënderoj gjithë djemtë. Kemi luajtur mirë, përveç ndeshjes me Armeninë. Ky grup e ka mundësinë për të shkuar larg. Kemi lojtarë cilësorë dhe punëtorë”, tha Bushi.

Shqipëria në Euro 2024? – “Unë e kam thënë që para 3-4 viteve. Shqipëria jo vetëm që do të shkojë në Europian, por do të kalojë grupet në Europian. Ne jemi më brenda dhe e njohim më mirë situatën. Punohet shumë me ekipet kombëtare. Nga U15 e deri lart. Unë dua t’i falenderoj të gjithë, sidomos drejtorin e ri që ka ardhur, patjetër edhe Federatën. Punohet jashtëzakonisht shumë me ekipet kombëtare, duke i skautuar ata, duke i parë, duke i dërguar video gjatë kohës kur jemi pushim dhe nuk kemi ndeshje. Jemi gjithmonë në kontakt me lojtarët për të arritur këtu lart. Jemi shqiptarë, kemi zemër shumë të madhe. Pavarësisht se nuk jemi Gjermania apo Franca, por kur japim zemrën në fushë, bashkë me tifozët mund të bëjmë gjëra shumë të mëdhaja”, u shpreh Alban Bushi. /zoom.al/