zoom

Të gjitha

“Do i vendos emrin e babait….”/ Regjisori Besmir Bitraku ndan për publikun disa të pathëna

“Do i vendos emrin e babait….”/ Regjisori Besmir Bitraku ndan për publikun disa të pathëna

Aktori i njohur Besmir Bitraku ka ardhur këtë herë për publikun në rolin e regjisorit, duke sjellë në skenë shfaqjen e njohur “Përvjetori i ditëlindjes”. Pjesë e tij janë disa nga emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare.

Së fundmi Besmiri ka ndarë disa detaje nga shfaqja, por foli edhe për jetën e tij private. Ai pritet të bëhet baba për pak ditë, dhe ka zbuluar se do t’i vendosë të birit emrin e të atit të ndjerë, aktorit të njohur, Marko Bitraku.

“Për disa ditë bëhem baba. Do të bëhem me djalë. Emrin e ka menduar nusja dhe do t’ja vendos Marko. Në fillim menduam se ishte vajzë, e kishte ngatërruar doktori”, tha ai./L.K

/Zoom.al