zoom

Aktualitet

Berisha shpërthen ndaj Dumanit: Bastard, desh e rrahën!

Berisha shpërthen ndaj Dumanit: Bastard, desh e rrahën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, një ditë pas raportimit të këtij të fundit në Komisionin e Ligjeve, ku foli për hetimet dhe veprimtarinë e SPAK.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha e akuzoi Dumanin se po vepron në interes të mazhorancës dhe se drejtësia po përdoret për qëllime politike.

Ai e cilësoi kreun e SPAK-ut si “armik të pluralizmit” dhe e krahasoi me ish-prokurorin famëkeq të diktaturës, Aranit Çela.

“Desh e rrahën, e tha vetë dje. E rrethoi shteti, jo opozita. Unë kam bërë vetëm konferenca shtypi për t’u thënë shqiptarëve të vërtetën. Ai është një shërbëtor i pushtetit, një injorant dhe i turpshëm. Ti je një bastard, një Aranit Çelë në llojin tënd”, tha Berisha.

Sipas tij, SPAK po mbyll dosje që lidhen me krimin zgjedhor dhe korrupsionin, ndërsa përqendrohet te ndjekja e figurave opozitare.

“Ky njeri thotë kemi arrestuar 35 zyrtarë, por cilët janë ata? Tre liderë opozitarë janë nën hetim, ndërsa asnjë zyrtar i partisë së krimit. Veliajn e arrestuat për llogari të Ramës, të gjithë e kanë marrë vesh tashmë”, shtoi ai./ Zoom.al

Postime të lidhura