zoom

Aktualitet

Altin Dumani kërkon ndryshime ligjore: Prokurorët e SPAK të rikandidojnë edhe pas mbarimit të mandatit

Altin Dumani kërkon ndryshime ligjore: Prokurorët e SPAK të rikandidojnë edhe pas mbarimit të mandatit

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka kërkuar që prokurorëve të këtij institucioni t’u jepet mundësia e rikandidimit pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar, për të garantuar vazhdimësinë e hetimeve dhe sigurinë institucionale.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve dhe Nismave Qytetare, Dumani theksoi se legjislacioni aktual nuk përcakton qartë statusin e prokurorëve pas mbarimit të mandatit, gjë që krijon pasiguri ligjore dhe administrative.

“Mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit krijon pasiguri dhe mund të cenojë vijimësinë e hetimeve”, deklaroi Dumani.

Ai shtoi se pasi t’i përfundojë mandati si kryeprokuror i SPAK, nuk do të kandidojë për prokuror të SPAK.

Kreu i SPAK gjithashtu bëri të ditur se gjatë vitit 2024 janë hetuar 33 zyrtarë të lartë për korrupsion, ndërsa niveli i abuzimeve me fondet publike dhe tenderat mbetet i lartë./ Zoom.al

Postime të lidhura