zoom

Lajme

Bardh Spahia denoncon kërcënime nga bandat në Shkodër: Po intimidohen qytetarët dhe strukturat e PD

Bardh Spahia denoncon kërcënime nga bandat në Shkodër: Po intimidohen qytetarët dhe strukturat e PD

Kandidati i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, ka ngritur akuza të forta ndaj grupeve kriminale, duke deklaruar se ato kanë nisur një fushatë kërcënimesh ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të PD-së në qytet.

Në një prononcim për SYRI TV, Spahia theksoi se intimidimi po ndodh nëpërmjet telefonatave dhe kontakteve të drejtpërdrejta përmes njerëzve të lidhur me krimin në terren.

Sipas tij, në shënjestër janë komisionerët dhe zyrtarët lokalë të Partisë Demokratike, të cilët po kërcënohen në mënyrë të përsëritur për të ndikuar në procesin zgjedhor. Ai shprehu zhgënjimin ndaj mungesës së reagimit nga institucionet shtetërore dhe SPAK, duke theksuar se kjo heshtje favorizon deformimin e vullnetit të qytetarëve.

“Po asistojmë sërish në një skenar të njohur: presion ndaj votuesve, blerje votash, parakalim bandash ditën e zgjedhjeve. Struktura të caktuara të shtetit nuk po bëjnë asgjë për ta ndalur këtë”, tha Spahia, duke shtuar se PD do të dokumentojë çdo rast dhe do të vazhdojë denoncimet për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve.

Ai përfundoi duke thënë se qytetarët do të japin përgjigjen e tyre në mënyrë demokratike, me votë, për të ndalur kapjen e shtetit nga krimi i organizuar.

Postime të lidhura