Aplikacion
Një emigrant shqiptar që jeton në Francë ka denoncuar se zarfi për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit, i dërguar nga KQZ i ka mbërritur bosh.
Ai shprehet se brenda zarfit nuk ka letër për të votuar as kandidatin, si edhe as partinë.
“Kjo është për KQZ-në, për komunistat”, deklaroi ai, duke denoncuar parregullsi me procesin e votimit në diasporë.
“Sapo hapëm zarfin është bosh, jemi përballë DHL-së në Francë. Qesja është bosh, edhe letra bosh, ky është numri që na dhanë për të kontaktuar shërbimin e klientit. Dhe letër për të votuar kandidatin dhe partinë nuk ka. Kjo është për KQZ-në, për komunistat”, thotë emigranti.
