zoom

Lajme

GJKKO gjobit Bardh Spahinë

GJKKO gjobit Bardh Spahinë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të ndëshkojë me gjobë deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia. Vendimi lidhet me një çështje të kohës kur ai mbante postin e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.

Sipas vendimit të gjykatës, Spahia nuk ka zbatuar një urdhër të formës së prerë që kërkonte rikthimin në detyrë të ish-drejtorit të ujësjellësit të qytetit, Mark Molla. Ky i fundit ishte emëruar më herët gjatë drejtimit të bashkisë nga Voltana Ademi.

Për këtë shkelje, GJKKO ka vendosur një gjobë prej 100 mijë lekësh. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar një masë më të ashpër, konkretisht një gjobë prej 700 mijë lekësh./ Zoom.al

Postime të lidhura