Aplikacion
Gjatë një fjalimi në Librazhd, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, lëshoi paralajmërime të ashpra në drejtim të Partisë Socialiste.
Ai u shpreh se çdo përpjekje për të intimiduar demokratët do të përballet me kundërpërgjigje të fortë.
“Po guxuat të prekni demokratët apo të vendosni mina, do t’ju ndjekim kudo që të jeni. Do t’ju hamë të gjallë”, deklaroi ai me tone të ashpra. Ai akuzoi socialistët për veprime të paligjshme dhe kërcënime ndaj qytetarëve gjatë natës.
Alizoti i drejtoi edhe një mesazh mbështetës kreut të PD-së, Sali Berisha, duke thënë: “Doktor, jepi! Ata të kanë frikë më shumë se kujtdo.”/ Zoom.al