Aplikacion
Partia Demokratike ka depozituar një padi penale në SPAK ndaj ish-nënkryetares së Bashkisë Korçë dhe kandidates së Partisë Socialiste, Besa Spaho, për shkelje të rënda të ligjit zgjedhor.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi politik i PD në qarkun e Korçës, Ivi Kaso, i cili deklaroi se përveç Spahos janë paditur edhe disa drejtorë rajonalë të institucioneve shtetërore si AKU, hipotekës dhe tatim-taksave.
Sipas Kasos, këta zyrtarë janë përfshirë në veprime të paligjshme për blerje votash dhe ushtrim presioni mbi qytetarët dhe bizneset për të mbështetur kandidaturën e Spahos. “Janë turrur për të bërë presion dhe shantazh. Kjo është një skemë banditeske zgjedhore që nuk do të tolerohet”, u shpreh Kaso në një deklaratë për mediat.
Ai paralajmëroi se pas datës 11 maj të gjithë të përfshirët në këtë aferë do të përballen jo vetëm me PD-në, por edhe me drejtësinë. “I ftojmë qytetarët që të votojnë të qetë, sepse vota e tyre do të mbrohet. Ne jemi në krye të detyrës dhe po i referojmë çdo shkelje SPAK-ut dhe partnerëve ndërkombëtarë,” tha Kaso.
Ai theksoi se më 11 maj qytetarët do të votojnë masivisht për ndryshim dhe se PD do të garantojë integritetin e procesit zgjedhor.
“Janë turrur për t’u bërë presion dhe shantazh, bizneseve dhe qytetarëve për të votuar personalisht Besa Spahon Paralajmërojmë të gjithë këta banditë zgjedhorë, duke filluar nga Niko Peleshi, duke vazhduar te Besa që pas datës 11 Maj përveç me demokratët dhe PD do të përballen dhe do të kenë hesapet e tyre me drejtësinë. I ftojmë qytetarët që të votojnë të qetë në 11 Maj sepse vota e tyre është e garantuar, do të ruhet dhe do të mbrohet. PD është në krye të detyrës, është duke monitoruar gjithçka dhe duke ja referuar SPAK si kundër Besën dje dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe te partnerët tanë ndërkombëtarë. Në 11 Maj së bashku me votën e qytetarëve që do të votojnë masivisht nr 1,të gjithë së bashku kemi për të bërë ndryshimin”, u shpreh Ivi Kaso./ Zoom.al