zoom

Të gjitha

Joshëse dhe linja trupore të mrekullueshme/ Nicole Scherzinger “tërbon” Meksikën

Joshëse dhe linja trupore të mrekullueshme/ Nicole Scherzinger “tërbon” Meksikën

Këngëtarja Nicole  Scherzinger ka treguar linjat perfekte trupore teksa është shfaqur me bikini ndërsa pozonte në një jaht luksoz. Scherzinger postoi disa foto në Instagram dhe kaq mjaftoi që komentet të vërshonin lum .

Nicole ka pozuar në një sërë pozicionesh, përpara se të pyeste ndjekësit e saj se cila foto u ka pëlqyer më shumë. Fansat e këngëtares kanë mbetur të mrekulluar pas fotove, ku e komplimentojnë për format trupore.

Artistja është aktualisht me pushime në Meksikë me të dashurin e saj Thom Evans. Cifti ka ndarë shpesh momente nga pushimet e tyre,e fundit ishte një video ku dyshja duke kërcyer me rroba banje  në nëj jakuzi.

Nuk është çudi që ajo po e shfrytëzon sa më shumë kohën e saj të lirë, pasi gazeta britanike  The Sun zbuloi se ajo do të rikthehet sërish në muzikë por këtë herë vetëm.

Duke njoftuar rikthimin e saj, ajo tha gjatë një shfaqjeje në Los Anxhelos se ka shkruar disa këngë dhe se po punon fort për albumin e rradhës./L.K

/Zoom.al