Aplikacion
Privatizimi përmes një sërë mekanizmash të dyshimtë dhe çmontimi për skrap i kompanisë ARMO-s, përbën një nga gropat më të mëdha financiare në historinë e Shqipërisë. Një investigimi i detajuar i Zoom.al, tregoi se si fatura e borxheve të akumuluara ndaj shtetit shqiptar dhe qindra punëtorëve të kompanisë e kalon vlerën e 600 milionë dollarëvedhe se si kompania që e privatizoi përfitoi rreth 13 milionë euro vetëm nga hekuri i rafinerisë i shitur për skrap.
Nga Zoom.al
Borxhi prej 600 milionë dollarësh i qëndron si hije nga pas çdokujt që ka futur duart në pasuritë e ARMO-s. Shitj-blerjet mes kompanive, kontratat e shfrytëzimit, vendimet e gjykatave dhe në përfundim shkrirja e saj për SPAK nuk po arrijë ta fshehin dot skandalin, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe implikimit të shtetit, bankave dhe biznesit.
Vorbulla e krijuar duket se ka prekur edhe drejtësinë. Një kërkesë zyrtare për informacion e dërguar nga Zoom.alpranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zbuluar sebpërgjegjësia po kalon dorë më dorë, duke krijuar një terren që askush të mos e hetojë panoramën e plotë të kësaj afere.
Skema përfshin copëtimin e kompetencave për të hetuar në themel këtë skandal.
Në përgjigjen e tij zyrtare, SPAK konfirmon se ka pasur një lëvizje fillestare, pas një denoncimi të bërë për ARMO-n,por ajo është deleguar menjëherë jashtë dyerve të Prokurorisë së Posaçme.
“Rezulton të jetë depozituar kallëzim penal në ngarkim të subjektit ARMO. Pas verifikimit të këtij materiali është regjistruar kallëzimi penal nr.89 datë 08.05.2023, për të cilin është vendosur dërgimi për kompetencë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me shkresën nr.318/1 prot, datë 23.5.2023″ – thotë SPAK.
Por 3 vjet nga delegimi i dosjes në Prokurorinë e Tiranës, nuk ka asnjë rezultat apo njoftim zyrtar për akuzë. Ky fakt ekspozon një nga mekanizmat më efikasë të zvarritjes së dosjeve të mëdha, i njohur gjerësisht në sistemin e drejtësisë. Për më tepër, SPAK shton se aktualisht nuk ka asnjë hetim aktiv në zyrat e tij.
“Gjithashtu pas verifikimeve të kryera nuk rezulton që të jetë regjistruar ndonjë procedim penal në ngarkim të shoqërisë ‘ARMO’” – vijon më tej sqarimi i Prokurorisë së Posaçme.
Kështu, për 600 milionë euro që kanë avulluar, dy prokuroritë më të rëndësishme në vend nuk kanë informacion, ndonëse media të ndryshme kanë treguar me fakte se si u zhyt ARMO në borxhe dhe kush përfitoi dhe po përfiton prej saj miliona euro.
Investigimi i Zoom.al ngre dyshime të forta mbi transaksionin e vitit 2021, ku asetet e mbetura të rafinerisë iu shitën kompanisë “Shijaku sh.p.k” për vlerën e 9.2 milionë eurove. Sipas të dhënave, vetëm nga shitja e skrapit brenda vitit të parë, kompania gjeneroi mbi 22 milionë euro, duke dyfishuar menjëherë investimin e saj fillestar në dëm të interesit publik. Janë afro 13 milionë euro të përfituara vetëm nga shitja e hekurit për skrap.
Pyetjes se përse asnjë organ përmbarimor apo prokurori nuk ndaloi këtë transaksion dhe nëse po hetohet ky çmim i dakordësuar, SPAK i përgjigjet shkurtimisht se “nuk disponon informacion”.
E njëjta përgjigje edhe kur kërkohën sqarime mbi favorizimin e mundshëm korruptiv të kompanisë blerëse që siguroi fitime të menjëhershme nga shitja për skrap i një aseti kombëtar. Ky qëndrim tregon asnjë organ hetimor nuk ka nisur hetime kryesisht, për asnjë nga fazat që çuan në shkatërrimin e ARMO-s, përfshirë edhe fazën finale të shkatërrimit dhe përdorimin e tokës prej dhjetëra mijëra metra katrorëve për fotovoltaikë.
Toleranca deri në implikim, e treguar ndër vite nga institucionet shtetërore është pikë e errët e kësaj historie. Kompani si Taçi, IRTC apo Tosk Energji operuan për një kohë të gjatë, duke xhiruar qindra miliona euro pa shlyer detyrimet tatimore e doganore, nën syrin vëzhgues të Ministrisë së Energjisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për periudhën 2008–2021. Megjithatë, në SPAK apo në prokuroritë e tjera “nuk rezulton të jetë regjistruar ndonjë procedim penal në ngarkim të kompanive.”
SPAK nuk po heton as për origjinën e fondeve për investimin e parashikuar prej 75 milionë eurosh në parqe fotovoltaike mbi truallin e ish-ARMO-s nga kompanitë “Gjonaj Group”, “Alberg” dhe “Shijaku”. Prokuroria e Posaçme konfirmon se nuk ka asnjë “skaner” pasuror mbi këto kapitale.
Delegimi i dosjes ARMO në Prokurorinë e Tiranës është një procedurë e zakonshme nëse SPAK nuk gjen subjekte të posaçme apo elementë të krimit të organizuar të përfshirë në të. Por sa zyrtarë të larëtë janë përfshirë në procedurat e pafundme të privatizimit të ARMO?
Delegimi duket se e ka varrosur këtë aferë. Prej tre vitesh, dosja më e madhe e abuzimit në sektorin energjetik në Shqipëri ndodhet në sirtarët e Prokurorisë së Tiranës, ndërsa borxhi prej 600 milionë dollarësh mbetet i pashlyer dhe rafineria është fshirë përfundimisht nga harta e aseteve kombëtare.
Asnjë nga bizneset e përfshira në operacionet e shfrytëzimit të ARMO-s nuk ka deklaruar faliment. Ajo janë pasuruar dhe vijojnë aktivitetet e tyre nën emra të ndryshëm, por me të njëjtët pronarë. Pronarët e fundit po vijojnë ta shfrytëzojnë me leje shtetërore.
Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, Aurela Gaçe me lot në sy: Do e mbaj premtimin