Aplikacion
Ish-prokurori dhe deputeti i PD-së, Arian Ndoja ka reaguar pas publikimit të një videoje ku ai shfaqet duke drekuar me vëllanë e kryeministrit, Olsi Ramën dhe persona të lidhur me grupin e njohur kriminal të “Troplinëve”, të njohur si “Pojat”.
Në një reagim publik, Ndoja sqaron se dreka në fjalë është zhvilluar më 16 nëntor 2021, në fshatin Bushtricë të Kukësit dhe është organizuar nga shtetasit Bilbil dhe Hajredin Kastrati.
“Unë kam qenë i ftuar dhe jo organizator i kësaj dreke. Nuk kam pasur arsye të braktisja tryezën, as të mbaja qëndrim ndaj askujt, pasi isha i ftuar. Ky është një qëndrim që buron nga edukata ime familjare dhe traditat shqiptare të mikpritjes dhe respektit”, shkruan Ndoja.
Ai ka publikuar edhe listën e të gjithë personave të pranishëm në atë drekë, duke sqaruar se personi i rrethuar në video si Ervis Doci, në fakt është Ardit Raines.
Postimi i plotë:
Te nderuar ndjekes dhe miq! Marr shkas nga publikimi i nje lajmi dhe nje video sot, ne portalin “alfapress” ku shfaqem une dhe shtetasi Olsi Rama, se bashku me persona te tjere duke drekuar.
Ne lidhje me sa me siper, ju bej me dije sa me poshte: Dreka eshte organizuar rreth kater vite me pare, me daten: 16.11.2021, nga shtetasit Bilbil dhe Hajredin Kastrati.
Dreka eshte bere ne fshatin Bushtrice te Kukesit. Une kam qene i ftuar dhe jo organizatori, por nuk kam pas arsye qe te braktisja dreken e organizuar nga personat e lartepermendur, dhe as te mbaja qendrim ndaj askujt perderisa isha i ftuar. Ky qendrim eshte pjese e edukates time familjare dhe prejardhjes dhe nje zakon i mire i shqiptareve qe i ruajne akoma si vlera, mikepritjen dhe nderin.
Prezent kane qene keta persona: Bilbil Kastrati, Hajredin Kastrati, Luftar Kastrati, Dashamir Guza, Azem Celmani, Adnan Suknikaj, Luan Zeka, Ahmet Cani, Mondi Voga, Lumir Soja, Ardit Toska, Bledar Kakuli, Perparim Bulica, Astrit Ternova, Nardi Xhamaxhi, Astrit Matmuja, Ardit Raines, tre rapsode te Kukesit dhe Olsi Rama. Personi qe ne video eshte vendos me rreth si shtetasi Ervis Doci, eshte Ardit Raines. Me respekt Arian Ndoja!
Detajet nga darka
Zoom.al mësoi se ai që i ka bërë bashkë këto personazhe, Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, Arjan Ndoja dhe anëtarë të bandës së “Pojave”, është “Rrumi i Shijakut”, shtetasi Aleksandër Laho.
Burime të besuara i thanë Zoom.al se në atë darkë ka qenë i pranishëm edhe vetë “Rrumi i Shijakut”, si organizator i saj.
“Ka qenë një darkë iftari” – tha burimi.
Darka është mbajtur pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale. Ramazani, ose periudha e agjërimit në Shqipëri ka qenë nga 9 marsi deri në 9 prill, ndërsa zgjedhjet janë mbajtur më 11 maj.
Ajo që e bën skandaloze këtë darkë është fakti se “Rrumi i Shijakut” ka qenë në kërkim nga drejtësia në kohën kur ka shtruar iftarin. Ai është shpallur në kërkim me 4 tetor të vitit 2022 nga policia e Durrësit për rrëmbimin e dy vëllezëve Beqiraj dhe në nëntor të 2022 për korrupsion aktiv të një avokati të shtetit.
Arjan Ndoja njihet për miqësinë me Aleksandër Lahon. Ata ishin së bashku në një makinë kur u qëlluan në një atentat më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Durrës – Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, në të cilin mbeti i vrarë shoferi i Ndojës, Andi Maloku.
Për këtë atentat është arrestuar si autor Redjan Rraja, ndërsa si porositës, Plarent Dervishi, një prej anëtarëve të bandës së Durrësit. /Zoom.al