Aplikacion
Një video ku shfaqen vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama dhe deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, duke darkuar me persona të lidhur me grupin e njohur kriminal të “Troplinëve”, të njohur si “Pojat” po qarkullon në rrjet.
Videoja i përket periudhës pak para zgjedhjeve të 11 majit.
Nuk dihet se çfarë sebepi i ka bërë bashkë personazhe si Olsi Rama, Arjan Ndoja dhe anëtarë të grupit të Troplinëve, por në pamje të parë duket një darkë e pazakontë, pasi ka mbledhur njerëz që nuk duket se kanë lidhje farefisnore apo profesionale.
Banda e Troplinëve është më e përmendura nga Sali Berisha në daljet e tij mediatike.
Sipas tij, Troplinët kanë ndikuar drejtpërdejt te zgjedhjet e 11 majit, duke akuzuar se deputeti Arkend Balla ishte kandidati i tyre.
Po ashtu, Berisha akuzon se Troplinët përdorin portin e Durrësit për trafik droge dhe se kur kapet një kamion me drogë, ai shpërndahet dhe më pas rikthehet në port si të mos kishte ndodhur. / Zoom.al