Aplikacion
Anthony Fenech dhe babai i tij dolën të dy në skenë në një qytet të Australi të veshur thuajse njësoj si mbreti i rock and roll-it, Elvis Presley.
Të njohur si dyshja e vetme në botë, baba dhe bir u rikthyen në Festivalin Parkes Elvis për të performuar dhe konkurruar në festivalin ikonik ,që është edhe ngjarja më e madhe e vitit. Njëzet e gjashtë vjeçari Anthony u rrit duke parë të atin të performonte në skena për mijëra fansa.
Pasi luajti disa kohë basketboll në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa vite, Anthony u kthye në Australi për të ndjekur gjurmët e të atit.
“Të jesh në gjendje të ngjitesh në skenë përpara mijëra njerëzve, jo shumë njerëz e kanë këtë fat .Kështu që nuk e marr për të mirëqënë ” – shprehet ai. Në vitin 2017, Anthony performoi për herë të parë në këtë konkurs dhe fitoi një vend në dhjetëshen më të mire,ndërsa këtë vit që shoqërohet nga i ati të dy ata janë finalistë.