Aplikacion
Aktori i Hollivudit Al Pacino është i dashuruar me një vajzë 53 vite më të vogël se ai . Sipas medias rozë Page Six aktori ka disa kohë që shoqërohet me Noor Alfallah, e cila është 28 vjeçe .

“Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo shoqërohet kryesisht me burra të moshuar dhe shumë të pasur. Prej disa kohësh ajo ishte me Mick Jagger dhe më pas u takua me Nicholas Berggruen. Ajo ka disa kohë me Al Pacinon dhe kalojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem për të, edhe pse ai është më i madh se babai i saj. Noor shoqërohet shpesh me njerëz të pasur dhe vjen gjithashtu nga një familje e pasur.”- thonë disa burime për këtë media.

Dyshja u fotografuan së bashku këtë javë duke darkuar me disa persona të tjerë . Kjo nuk është hera e parë që Pacino shoqërohet me vajza shumë më të vogla se ai pasi kujtojmë se më herët ka qënë në një lidhje me aktoren izraelite Meital Dohan ,me të cilën u nda në vitin 2020.
Ata i dhanë fund lidhjes së tyre dy vjeçare për shkak të hendekut të madh të moshës prej gati katër dekadash mes tyre./L.K
/Zoom.al
Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj