Aplikacion
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi sot se arrestoi një nënkomisar policie, ekspert kriminalist, teksa hetimeve iu bashkua edhe Prokuroria e Tiranës.
Arrestimi erdhi pasi AMP zbuloi se eksperti kriminalist tjetërsonte provat në ngjarje dhe dosje, ku ishte pjesë e skenës dhe investigimit të rasteve.
Nuk jepen detaje mbi gjeneralitetet e tij dhe Komisariatin ku ishte i aktivizuar si ekspert, por hetimet janë ende aktive dhe vetë AMP pritet të japë sqarime më vonë. /ZOOM.AL/