zoom

Aktualitet

Tentoi të korruptonte gjyqtarin për një vendim, AMP ndalon ish-oficerin e Policisë Berat

Tentoi të korruptonte gjyqtarin për një vendim, AMP ndalon ish-oficerin e Policisë Berat

Një tjetër ish-oficer policie e pëson pas hetimeve me metoda proaktive, pasi u zbulua i implikuar në tentativën e korruptimit të një gjyqtari rreth një çështjeje penale për lehtësim dënimi në Gjykatën e Beratit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njkoftoi sot se ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, ndaj ish-oficerit të policisë gjyqësore L.F, 46 vjeç.

“Ish-oficeri është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, theksohet në njoftimin zyrtar.

Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit të DVP Berat në veprime korruptive, i cili në këmbim të një vlere monetare, tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari.

Hetimet i ndjek prokuroria, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura