zoom

Aktualitet

Falsifikonte dokumentet për përzgjedhje në Akademinë e Sigurisë, AMP prangos efektivin në Shkodër

Falsifikonte dokumentet për përzgjedhje në Akademinë e Sigurisë, AMP prangos efektivin në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi sot se ka zbuluar një rast të abuzimit me falsifikime dokumentesh, ku i implikuar ishte një efektiv në Shkodër, duke e arrestuar.

“Në funksion të procedimit penal, referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar “urdhërin e ndalimit të të dyshuarit për një krim” ndaj oficerit të policisë, Inspektor Gj.Gj., 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “falsifikimit të dokumenteve”, “falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe “falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nga hetimet e kryera prej AMP, edhe nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ai ka falsifikuar dokumentacione shkollore, me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë.

Vazhdojnë hetimet e thelluara për implikim të personave të tjerë në këtë veprimtari të kundraligjshme. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura