zoom

Aktualitet

“2 mijë euro ose prangat”- Si “polici” shantazhonte eskortat

AMP ka arrestuar një 27-vjeçar i cili shantazhonte eskortat duke i kërcënuar se do t’i arrestonte në këmbim të shumave deri në 2 mijë euro.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale A. S.,  i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë ”.

Ai akuzohet se duke u prezantuar si punonjës policie dhe duke përdorur mjete identifikuese si ato të strukturave të ndryshme të Policisë së Shtetit, kontaktonte nëpërmjet rrjeteve sociale me punonjëset e seksit.

Me anë të shtrëngimit e kanosjes, iu kërkonte dhe merrte atyre vlera monetare që variojnë deri në 2 mijë euro, kundrejt premtimit për të mos i arrestuar.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), nga veprimet hetimore të kryera me metoda specale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka arrestuar në flagrancë të shtetasit A. S., 27 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë ”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore procedurale, rezulton se ky shtetas, duke u prezantuar si punonjës policie dhe duke përdorur mjete identifikuese si ato të strukturave të ndryshme të Policisë së Shtetit, kontaktonte nëpërmjet rrjeteve sociale shtetase të ndryshme, ku me anë të shtrëngimit e kanosjes, iu kërkonte dhe merrte atyre vlera monetare që variojnë deri në 2 mijë euro, kundrejt premtimit për të mos i arrestuar.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe dokumentimin me prova ligjore të implikimit të mundshëm të punonjësve të policisë si dhe lidhje shoqërore me personin e arrestuar.