Aplikacion
AMP konfirmoi sot se ka arrestuar punonjësin e policisë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) bëri me dije dhe sqaroi se: “Ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë së Njësisë Speciale të Kufirit dhe Emigracionit “Delta“ Radhimë, Inspektor E. B., 40 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Arrestimi i punonjësit të policisë u krye për shkak se rreth orës 14:00 të datës 9 maj, teksa ishte duke lëvizur me motomjetin e tij, ka aksidentuar në vendin e quajtur “ish-Aulona”, në aksin rrugor të “Lungomares”, shtetasin me iniciale N. RR., 75 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.
“Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftimin zyrtar të AMP-së. /ZOOM.AL/