zoom

Aktualitet

Polici qëllon me armë gjatë sherrit të të birit në Kavajë, AMP e arreston. Kush është komisari

Përleshja mes dy grupeve për pak sa s’ka përfunduar në tragjedi dhe mes tyre ka qenë edhe një komisar policie.

Tashmë efektivi ka rënë në prangat e kolegëve dhe AMP-së, pasi akuzohet se qëlloi me armë ndaj një automjeti.

Arrestimi u krye nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Ndërkohë që u zbardhën detaje dhe identiteti i nënkomisarit të arrestuar sot me urdhër të AMP-së. Ai është komisari Kastriot Gjongecaj.

“Ky i fundit në bashkëpunim me të birin, Denic Gjongecajn dje, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi me inicialet K. K., 29 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar. Paraprakisht efektivi ka thënë se iu desh të vetëmbrohej dhe trembte autorët që po i dhunonin të birin, por jo se donte t’i lëndonte. /ZOOM.AL/