Aplikacion
Një atentat mafioz i ka marrë jetën një 41-vjeçari, i cili u qëllua për vdekje në mes të rrugës në Stavroupoli të Selanikut mesditën e së shtunës.
Viktima u qëllua nga një automjet në lëvizje me dy plumba, një në shpinë dhe një në shpatull, që rezultuan fatale për jetën e tij.

Autorët e atentatit, dy burra dhe një grua, udhëtonin në një mjet tip Renault ngjyrë bordo, pa targa, i cili lëvizte në rrugën Vassili Tsitsani.
Më pas, njëri prej personave qëlloi të paktën tre herë drejt 41-vjeçarit, i cili ishte në motoçikletë dhe sapo kishte hequr kokoren.
Më pas viktima ka zbritur nga motoçikleta, ka ecur disa metra dhe është rrëzuar i pa jetë në rrugë.
“Ata duhet të kenë vendosur silenciator në armën e tyre”, tha një banor në Stavroupoli.

