zoom

Lajme

Ngjarje e rëndë në Greqi, burrë e grua gjenden të pajetë në shtëpi

Ngjarje e rëndë në Greqi, burrë e grua gjenden të pajetë në shtëpi

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Greqi, ku një çift bashkëshortësh u gjend i pajetë në banesën e tyre në Aleksandropol.

Mediat lokale raportojnë se gruaja 55-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 58-vjeçar kishin humbur kontaktet prej ditësh, gjë që shqetësoi të afërmit.

Pasi askush nuk u përgjigj në derë, familjarët lajmëruan policinë. Autoritetet hynë në banesë dhe gjetën çiftin pa shenja jete në dhomën e gjumit.

Sipas vlerësimeve të para, dyshohet se ata mund të jenë ekspozuar ndaj tymit të një gjeneratori me benzinë që përdornin për energji. Pajisja ishte vendosur në një dhomë ngjitur.

Raporti përfundimtar mjeko-ligjor pritet të sqarojë shkakun e saktë të vdekjes./ Zoom.al

Postime të lidhura