zoom

Aktualitet

AMP e arreston të dehur në timon, pezullohet polici i Komisariatit Kavajë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, që të pezullojë menjëherë nga detyra punonjësin e policisë, Inspektor i Parë F.H., 51 vjeç, me detyrë SPZ, në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Mbështetur në ligj, pezullimi pa pagesë, deri në ndryshim të statusit me vendim të gjykatës, u bë pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e ka arrestuar punonjësin e policisë për drejtim të automjetit në gjendje të dehur. Ishin patrullat rrugore që hasën kolegun teksa drejtonte makinën në shpejtësi dhe pas kontrollit rezultoi i dehur.

Gjithashtu raportohet se Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për punonjësin e policisë. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura