zoom

Të gjitha

John Travolta mer licencën si pilot

John Travolta mer licencën si pilot

John Travolta po feston një moment historik të ri në jetën e tij. Duke shpërndarë një video të shkurtër në Instagram në të cilën ai shihet duke qëndruar përpara një aeroplani, aktori i “Grease” u tha ndjekësve të tij se ai arriti një moment shumë krenar në historinë i tij të aviacionit.

“Sapo mora licencën time 737 dhe shkoi shumë mirë, ndaj thjesht po ndaj momentin tim me ju”, tha aktori.

Me licencën e tij të re, Travolta do të jetë në gjendje të pilotojë një Boeing 737. Sipas Alliance Aviation, qendra më e madhe e pavarur e trajnimit të aviacionit në Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine, kursi i tyre i licencës 737 është ideal për ata që janë gati të kalojnë nga sektori privat i pilotëve për t’u bërë pilotë të linjave ajrore komerciale.

https://www.youtube.com/watch?v=PLtcrqU7qik

Travolta, 68 vjeç, ka qenë pilot i licencuar që kur ishte 22 vjeç, ai ka qenë gjithashtu ambasador i Qantas Airways që nga viti 2002. Në vitin 2020, ylli i “Hairspray” postoi një video në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën ai po pilotonte aeroplanin e tij privat./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura