Aplikacion
Një ngjarje tragjike është regjistruar në Santorini të Greqisë ku një shqiptar ka humbur jetën nga përplasja me motor.
Aksidenti ka ndodhur orët e para të mëngjesit të 24 majit dhe ngeli i vdekur 29-vjeçari shqiptar.
Motori me të cilin shqiptari po udhëtonte u përplas me një makinë, e për pasojë i riu ndërroi jetë nga plagët e marra. Sipas mediave greke, motoçiklisti shqiptar 29-vjeçar është përplasur kokë më kokë me një makinë, të drejtuar nga një 30-vjeçar.
Pavarësisht veprimeve të menjëhershme për transportimin e shqiptarit në spital, i riu kishte humbur shumë gjak, e për pasojë nuk arriti të mbijetojë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetime lidhur me aksidentin për të zbardhur të vërtetën e tragjedisë.