zoom

Aktualitet

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën

Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në segmentin Fier–Patos, në zonën e Portëzës, ku një automjet ka përplasur një person që po qarkullonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës është rrëzuar në rrugë dhe ka marrë lëndime, duke u transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve fillestare, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë, së bashku me grupin hetimor, të cilët kanë nisur punën për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes./ Zoom.al

Postime të lidhura