zoom

Aktualitet

Vlorë/ Këmbësorja përplaset në vijat e bardha, shoferi largohet

Vlorë/ Këmbësorja përplaset në vijat e bardha, shoferi largohet

Një ngjarje e rëndë rrugore ka ndodhur në Vlorë, përgjatë rrugës Transballkanike, ku një automjet ka përplasur një grua 57-vjeçare teksa ajo po kalonte në vijat e bardha.

Nga informacionet paraprake dhe dëshmitë e qytetarëve në vendin e ngjarjes, dyshohet se mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe nuk ka respektuar kalimin e këmbësores. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa menjëherë pas saj, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit, duke e lënë mjetin në rrugë dhe duke u zhdukur në drejtim të paditur.

Ndërkohë, shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të dëmtuarën drejt spitalit të Vlorës. Mësohet se ajo ka pësuar lëndime kryesisht në pjesën e këmbës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve./ Zoom.al

Postime të lidhura