zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, plagosen babai dhe dy fëmijët

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, plagosen babai dhe dy fëmijët

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Korçë–Maliq, pranë fshatit Bulgarec, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Opel Corsa” ka tentuar të futet në një rrugë dytësore, duke kaluar në krahun tjetër të rrugës, moment në të cilin është përplasur ballë për ballë me një automjet tip “BMW”.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona nga e njëjta familje, konkretisht babai dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçë, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Mësohet se dy fëmijët ndodhen në repartin e pediatrisë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçë, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Mësohet se dy fëmijët ndodhen në repartin e pediatrisë dhe janë jashtë rrezikut për jetën./ Zoom.al

Postime të lidhura