zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 4 persona. Një grua bllokohet në mjet

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 4 persona. Një grua bllokohet në mjet

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Rruga e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, ku katër persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së njohur si Ura me Harqe, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Mini Cooper” dhe një “Golf 6”, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime, ndërsa një grua mbeti e bllokuar për disa minuta brenda automjetit për shkak të deformimit të tij. Ajo u nxor me ndërhyrjen e forcave të emergjencës.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident./ Zoom.al

Postime të lidhura