Aplikacion
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të diele në aksin Çermë-Lushnjë, pranë fshatit Konjat.
Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përfshirë në përplasje. Një prej mjeteve është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Si pasojë e goditjes, drejtuesi i njërit prej mjeteve ka mbetur i bllokuar brenda automjetit. Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat shpëtuan në kohë 30-vjeçarin.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari


