zoom

Aktualitet

Aksident tragjik te mbikalimi i Novoselës, humb jetën shoferi 24-vjeçar

Aksident tragjik te mbikalimi i Novoselës, humb jetën shoferi 24-vjeçar

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Vlorë, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në vendin e quajtur mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor në drejtim të fshatit Akërni.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtohej nga 24-vjeçari me iniciale A. H., banues në Fier, është përfshirë në aksident.

Si pasojë e përplasjes, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura