zoom

Aktualitet

Makina përplaset me zetorin në Golem, disa të plagosur

Makina përplaset me zetorin në Golem, disa të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Rrogozhinë–Lushnje, pranë zonës së Golemit, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet i tipit “Volkswagen Golf” është përplasur me një mjet bujqësor që lëvizte në të njëjtin drejtim. Goditja ka qenë e fortë, duke bërë që zetori të zhvendoset disa metra përgjatë rrugës.

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar drejtuesi i zetorit si dhe dy persona që ndodheshin në automjetin “Golf”. Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për trajtim mjekësor.

Ata janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura