Aplikacion
Shkak për aksidentin tragjik të ndodhur në Novoselë, ku humbi jetën një 24-vjeçar dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë.
Në videon e mëposhtme të siguruar nga kamerat e sigurisë duket momenti kur mjeti del nga kontrolli, fluturon në ajër dhe aksidentohet. Dyshohet se i riu po lëvizte me 200 km/orë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, në mbikalimin e Novoselës, në aksin rrugor që të çon drejt fshatit Akërni.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit ndërroi jetë në vendngjarje./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit

