Aplikacion
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Gramshit, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura, duke përfunduar në ujërat e liqenit të Banjës.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, çka ka bërë që automjeti të devijojë dhe të bjerë në liqen. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë me shpejtësi për të nxjerrë shoferin nga mjeti i fundosur.
Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit është shpëtuar në kohë dhe më pas është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit



