Aplikacion
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku është përfshirë një automjet dhe një motomjet i Policisë Rrugore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në rrugën “Taulantia”. Sipas të dhënave paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetasja me inicialet J. D. është përplasur me motorin e policisë, i cili drejtohej nga efektivi E. M.
Si pasojë e përplasjes, punonjësi i policisë ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./Zoom.al

