Aplikacion
Një aksident tragjik i ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq i ka marrë jetën një 45-vjeçari, i cili nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në fshatin Lumalas, ku drejtuesi i mjetit u përfshi në një aksident të rëndë. I plagosur rëndë, ai u transportua me urgjencë drejt spitalit të Korçë, por ndërroi jetë pak më vonë.
Viktima është identifikuar si Krenar Çekiçi, i cili punonte si efektiv i policisë së burgjeve pranë IEVP Drenovë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit./ Zoom.al


