Aplikacion
Një aksident zinxhir është regjistruar në zonën e Qafë-Plloçës këtë të mërkurë, duke përfshirë tre kamionë dhe një furgon.
Një prej kamionëve transportonte lëndë djegëse, duke rritur rrezikun e një shpërthimi në vendngjarje.
Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Si pasojë e përplasjes, qarkullimi në këtë segment është rënduar ndjeshëm. Automjetet po orientohen përmes një rruge alternative të improvizuar pranë një karburanti./ Zoom.al



