Aplikacion
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrugën dytësore drejt fshatit Baltëz në Fier, ku një automjet tip “Audi” me drejtues Rrapi Mile u përplas me një kamionçinë tip “Nissan” të drejtuar nga Alban Hebeja.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët janë lënduar dhe u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./ Zoom.al


